2011-10-31 16:42:31

Në Shqipëri mbyllet regjistrimi i popullsisë


Në Shqipëri drejtoresha e Institutit të Statistikave Ines Nurja deklaroi se procesi i Censusit apo i regjistrimit të popullsisë e pasurisë u mbyll sot në terren dhe se ishte një proces i suksesshëm. Sot gjatë një konference për shtyp, Nurja tha se pas mbledhjes së të gjithë pyetësorëve në INSTAT, do të nisë procesi i mbledhjes së të dhënave paraprake, që parashikohet të dalin pas rreth një muaji. "Do të kemi një numër të rezidentëve në Shqipëri, një numër të popullsisë të ndarë nëpër prefektura e ashtu si edhe numrin e banesave të banuara dhe të pabanuara", tha Nurja.
Pas përpunimit paraprak të këtyre të dhënave, bëri të ditur Nurja, do të kryhet një anketë tjetër që quhet post censusi, e cila ka qëllim për të vlerësuar punën e bërë në terren dhe cilësinë e mbledhjes së të dhënave. "Të dhënat do të ndihmojnë për hartimin e politikave sa më të mira dhe është në të mirë të qytetarëve shqiptarë", deklaroi Nurja. Sipas saj, anketuesit janë paraqitur në të gjitha dyert e qytetarëve shqiptare. "Të dhënat do të përpunohen dhe analizohen", deklaroi Nurja.







All the contents on this site are copyrighted ©.