Më 31 tetor kalendari kujton shën Alfonsin Rodriguez
Shën Alfonsi Rodriguez lindi më 25 korrik 1533 në Segovia të Spanjës në një
familje që merrej me tregtimin e leshit dhe me endjen e stofave. Studioi me sukses
në kolegjin e jezuitëve të Alkalasë dhe, në moshën 23 vjeç, pas vdekjes së babait
të vet, u detyrua të kthehej në shtëpi, për të drejtuar ndërmarrjen e vogël familjare.
Dukej sikur gjithçka ishte kundër tij: puna nuk i interesonte fare, brenda pak vjetësh
i vdiq bashkëshortja me të cilën ishte martuar në vitin 1560 e, menjëherë pas saj,
humbi të dy fëmijët dhe gjithë pasurinë e trashëguar. U bë i ngjashëm me Jobin e Shkrimit
Shenjt. I shtypur nën peshën e padurueshme të jetës, më 1569 Alfonsi u transferua
në Valencia, ky hyri ndër jezuitë. Më 1571 u dërgua në Kolegjin e Malit të Sionit
të Palma di Majorkës, vend në të cilin jetoi shenjtërisht deri më 31 tetor 1617, ditë
kur u nis për të filluar një jetë më të mirë. I lumturuar më 1825, Alfonsi do të shpallej
shenjt më 1888. La trashigim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë
e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja
si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria
më e madhe është t’i bindesh Zotit”.