2011-10-31 16:48:17

Kosova e Shqipëria përforcojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit


Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Prishtinë u shprehën për intensifikim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e arsimit. Ministria kosovare bëri të ditur se, "gjatë takimit mes ministrave Buja dhe Tafaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre një vend të rëndësishëm zuri çështja e Abetares së përbashkët, për të cilën tashmë është formuar një grup pune i përbashkët dhe synohet nga të dyja shtetet, që kjo Abetare të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013".Të dy ministrat premtuan se do të punohet seriozisht edhe më tutje në drejtim të harmonizimit të planeve dhe programeve, për të cilën tashmë janë duke punuar 9 grupe të përbashkëta.







All the contents on this site are copyrighted ©.