2011-10-30 15:31:18

Benedikti XVI: Jezusi është mësuesi i vetëm dhe i vërtet, jeta duhet të jenë në përkim me vlerat që kumtohen


Mësuesit e vërtetë dhe mësuesit e krishterë nuk e sulmojnë e as“shtypin lirinë e tjerëve në emër të autoritetit personal” as nuk kërkojnë “vetëlavdërim” apo mburrje, duke punuar e vepruar për “t’u admiruar e lëvduar prej njerëzve”: një veprim i tillë vërtet e “vë rrezik dhe në mëshirën e fatit të miratimit njerëzor, vlerat që janë themeli i jetës së vërtetë të njeriut”. Kështu tha Papa Benedikti XVI pas lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot recituar sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para mijëra e mijëra besimtarëve e shtegtarëve.
Papa Ratcinger kritikoi sjelljet e qëndrimet e atyre mësuesve që predikojnë mirë e sillen keq, duke imponuar ndërgjegjes së njerëzve “barrë të rënda që bartën me vështirësi” të cilave personalisht u shmangen. E shpjegoi se “doktrina e mirë” “rrezikon të përgënjeshtrohet nga sjellja jo koherente”, nga veprat që nuk përkojnë me të. Benedikti XVI përfundoi reflektimin e tij mbi mësuesit, autoritetin dhe lirinë, për çka flet Ungjilli i kësaj së diele të 31 gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, duke u lutur “në mënyrë të veçantë për ata njerëz që bashkësinë e krishterë janë të thirrur në misionin e mësimdhënies, që të mund gjithmonë ta dëshmojnë me vepra të vërtetën që e transmetojnë me fjalë”.
Papa Ratcinger duke komentuar leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele, posaçërisht pjesën e Ungjillit nga Mateu. Në këtë tregim ungjillor Jezusi i qorton skribët dhe farisenjtë të cilët – shpjegoi Papa – “në bashkësi kishin rolin e mësuesve, e sjelljet e tyre ishin haptazi në kundërshtim me mësimin që u propozonin të tjerëve me rigorozitet”. “Jezusi – komentoi Ati i Shenjtë – nënvizon se ata që ‘thonë e nuk veprojnë’, pra ata nuk veprojnë siç thonë. Madje, ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të barten dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë, kurse vetë as me gisht nuk i luajnë. Pastaj të gjitha veprat e veta i bëjnë me qëllim që t’i shohin njerëzit. Këndej i zgjerojnë filakteritë e veta dhe i zgjasin thekët. Në gosti dëshirojnë kryet e vendit, në sinagoga vendet e para, përshëndetjet në sheshe dhe të quhen prej njerëzve ‘rabbi’ –‘mësues’ ”. “Doktrina e mirë – komentoi Papa – duhet pranuar, por rrezikon të përgënjeshtrohet nga sjellja e pandershme e jo koherente, prandaj Jezusi thotë ‘ju duhet t’i dëgjoni e të zbatoni gjithçka t’ju thonë, por mos bëni si bëjnë ata’. Mësuesi i vërtetë është Jezu Krishti sjellja e të cilit është saktësisht e kundërt” me atë të skribëve e të farisenjve: “ai i pari e zbaton urdhrin e dashurisë që na mëson të gjithëve, e mund të thotë se ai urdhër është peshë e lehtë e plot gëzim pikërisht sepse na ndihmon ta bartim së bashku me të”. Mësuesit e vërtetë të jetës nuk e ushtrojnë autoritetin e tyre e as nuk kërkojnë lëvdata e admirimin e njerëzve, po vihen në shërbim e sillen si vëllezër me njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.