2011-10-28 16:28:16

Presidenti i IOR-it: financa është mjet në shërbim të njeriut e nuk mund të ketë autonomi morale


Zgjati jo më shumë se një ditë, efekti i marrëveshjes evropiane për fuqizimin e Fondit për shpëtimin e shteteve e për ndihmat e reja, që do t’i jepen Greqisë. Sot, bursat ranë sërish, pasi e morën disi veten dje, në fund të maratonës së bisedimeve, që përcaktoi një plan ekonomik për Bashkimin Evropian. Në të parashikohen 1000 miliard euro për të shpëtuar nga falimentimi vendet në vështirësi, ndihma të reja për Greqinë dhe rikapitalizim i bankave. U pranua edhe reforma ekonomike e Italisë, por Brukseli kërkoi afate zbatimi, të përcaktuara qartë.RealAudioMP3
Edhe një herë vihet në dukje se financa është vetëm mjet në shërbim të njeriut e nuk mund të ketë autonomi morale. Ditët e fundit, dokumenti i Vatikanit për ekonominë, duke kërkuar një Autoritet botëror për qeverisjen e tregjeve ndërkombëtare, theksonte se vendimet, edhe në fushën e financës, duhet të jenë politike e jo thjesht teknike. Por cili është kontributi, që mund të japë Doktrina Shoqërore e Kishës në këtë periudhë, të karakterizuar nga kriza e thellë ekonomike? Të dëgjojmë presidentin e IOR-it (Banka e Vatikanit), prof. Etore Goti Tedeski:
Në gjysmën e dytë të viteve ‘800, Kisha sulmohej, sepse – sipas gojëve të këqia – nuk merrej me drejtësi shoqërore. Doktrina shoqërore e Kishës propozoi atë që Luigji Einaudi e quajti “rruga e tretë”, diçka ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit. Luigji Einaudi thoshte: “Doktrina shoqërore e Kishës mund të jetë zgjidhja më e mirë e problemeve, që bashkon kërkesat e tregut të lirë me ato të qëndrueshmërisë ekonomike”. Pse nuk është zbatuar kurrë kjo doktrinë? Sepse nuk mjafton vetëm ndjenja e përgjegjësisë: gjërat duhen besuar e, për këtë, duhet të dimë të dëgjojmë e duhet të duam të dëgjojmë magjisterin e Kishës. Nëse nuk e pranojmë magjisterin dhe mësimet e Papës, nuk mund ta zbatojmë doktrinën shoqërore të Kishës, sepse ajo bazohet në ligjet natyrore, të cilat, sipas të krishterëve, janë objekt i krijimit të Zotit. Gjithçka sillet rreth problemit antropologjik e ne u japim kuptim veprave tona, sepse besojmë se jeta ka kuptim; nëse jeta nuk ka kuptim, pse duhet të vlejnë veprat e mia? Pra, pse ekonomisti, bankieri, financieri duhet t’u japin kuptim veprimeve të tyre, nëse jeta nuk ka kuptim? Këtu e ka bazën modeli i së ashtuquajturës kulturë perëndimore.
Magjisteri i Kishës vendos në qendër njeriun. A mund të zbatohet edhe në sistemin fiannciar?
Jo “mundet”, por “duhet. Si mund të mos e marrim parasysh vullnetin e Krijuesit për t’u dhënë një rend të caktuar gjërave, që ka krijuar? Sigurisht, mund të veprojmë sikur Zoti të mos ekzistonte, por e pamë ku shkon bota e njeriu, kur mendon e arsyeton në këtë mënyrë.







All the contents on this site are copyrighted ©.