2011-10-28 16:50:33

Papa prijësve fetarë, një ditë pas Asizit: shtegtimi i shpirtit është gjithnjë shtegtim i paqes.


Njëzet e katër orë pas takimit të madh të Asizit, rreth 300 përfaqësuesit e të gjitha feve të botës u takuan përsëri sot paradite, në Vatikan. Benedikti XVI i priti në audiencë, që t’i falënderonte për çastet e kaluara duke dialoguar së bashku gjatë Ditës së reflektimit, të dialogut e të lutjes për drejtësinë e paqen në botë, kremtuar dje në qytetin françeskan.RealAudioMP3
Një njeri largpamës, me një propozim konkret, dhe një grup bashkëbiseduesish të vëmendshëm, të gatshëm për ta dëgjuar e për ta miratuar. Këtë pamje kishte dje Asizi. Qyteti i Shën Françeskut u bë shtëpi e përbashkët e atyre, që janë të bindur se feja rimon me paqen e me vlerat, jo me urrejtjen e paragjykimet. Ashtu si 25 vjet më parë, kur Gjon Pali II u takua me disa bashkëbisedues, që i kishin për zemër, ashtu si Papa Vojtila, fatet e një bote tejet të trazuar. Një ditë pas takimit të madh, Salla Klementine e Pallatit Apostolik ishte plot me ndjenjat ende të ngrohta, të atyre që, pak orë më parë, qenë protagonistë, së bashku me Papën Racinger, në një çast të rëndësishme dialogu. Benedikti XVI u shprehu mirënjohjen për praninë vëllazërore vëllezërve e motrave kristianë, përfaqësuesve të popullit hebraik, tejet afër zemrës sonë – theksoi Ati i Shenjtë – ashtu si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të nderuar të feve të botës, pa harruar edhe ata, që nuk ndjekin asnjë traditë fetare, por gjithsesi impenjohen në kërkimin e së vërtetës, prandaj morën pjesë në këtë shtegtim, si shenjë e vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në ndërtimin e një bote më pak të trazuar, më të lume.
“Looking back, we can appreciate the foresight…
Duke u kthyer pas në kohë, mund të vlerësojmë largpamësinë e të ndjerit Papës Gjon Pali II, që organizoi takimin e parë të Asizit, si dhe nevojën e disa feve për të dëshmuar së bashku se shtegtimi i shpirtit është gjithnjë shtegtim i paqes”.
Takimet e këtij tipi - vërejti Papa - natyrisht janë të jashtëzakonshme, nuk organizohen ditë për ditë. Por, ndërkaq, mbeten shprehje e gjallë e faktit se çdo ditë, në të gjithë botën tonë, njerëz të traditave të ndryshme fetare, jetojnë e punojnë pranë e pranë, në harmoni të plotë. Dhe është domethënëse për kauzën e paqes – shtoi Papa – që shumë burra e gra, të frymëzuar nga bindjet tyre të thella, impenjohen të punojnë për të mirën e mbarë familjes njerëzore. Jam i sigurt – nënvizoi Benedikti XVI - se në takimin e Asizit, përfaqësuesit e feve të ndryshme shprehën dëshirën e vërtetë, të përbashkët, që të kontribuojnë për të mirën e të gjithë njerëzve e t’i nxisin edhe të tjerët të vihen në shërbim të këtij qëllimi fisnik:
“In a certain sense, this gathering…
Në një farë mënyre, në këtë takim u përfaqësuan miliarda burra e gra, nga mbarë bota, që impenjohen gjallërisht për promovimin e drejtësisë e të paqes. E kjo është një shenjë miqësie e vëllazërimi, që lulëzoi si fryt i përpjekjeve të shumë pionierëve të këtij tipi të dialogut. Uroj që kjo miqësi të vijojë lulëzimin ndërmjet të gjithë ndjekësve të feve të botës e të gjithë njerëzve vullnetmirë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.