2011-10-27 15:37:12

Pakistan: Paul Bhatti uron që “fryma e Asizit të arrijë edhe në vendin e vet”


“Jam i bindur se takimi i Asizit ndërmjet krerëve fetarë të botës është shumë i dobishëm si përvojë simbolike e konkrete: është dëshmia, se liderët fetarë mund të bashkojnë e jo të ndajnë, për të kontribuar së bashku në arritjen e paqes e të bashkëjetesës paqësore. Shpresoj që fryma e Asizit të arrijë edhe në Pakistan”. Kështu deklaron për agjensinë kishtare Fides, këshilltari i veçantë për Pakicat Fetare i kryeministrit të qeverisë së Islamabadit, katoliku Paul Bhatti, i vëllai i ministrit të vrarë nga fondamentalistët. Në takim, mori pjesë kreu mysliman pakistanez Allama Zubair Abid, president i Këshillit të Ulemave.
Bhatti lajmëron se në fillim të vitit 2012, në kryeqytetin pakistanez, do të mbahet një Kongres ndërfetar, me të ftuar ndërkombëtarë, që do të ketë si temë pikërisht, harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore. “Do të jetë një mesazh paqeje për gjithë kombin” përfundon Paul Bhatti.








All the contents on this site are copyrighted ©.