2011-10-26 15:59:42

Kush ishte Shën Françesku i Asizit.


Nga një rini e çkujdesur e plot dëfrime, si pati ndjerë mëshirë për të gërbulurit, u kthye në rrugën e Ungjillit dhe e jetoi pa asnjë lëkundje, në varfëri e në gëzim, duke e ndjekur Krishtin e përvuajtur, të varfër e të pastër, sipas shpirtit të lumnive. Së bashku me vëllezërit e parë, që e ndiqnin, të tërhequr nga forca e shembullit të tij, predikoi kudo dashurinë e Zotit, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në përtëritjen e Kishës. I dashuruar me Krishtin, e përqëndroi përvojën e tij shpirtërore në kundrimin e Shpellës së Betlehemit e të Kalvarit. Mbarti në korpin e vet shenjat e Mundimeve të Krishtit: pesë plagët. Në të, ashtu si në mistikët më të mëdhenj, u shkrinë harmonia me gjithësinë, së cilës i këndoi mrekullisht në Këngën e Krijesave. Qe frymëzues e Atë i familjeve rregulltare mashkullore e femërore që morën prej tij emrin “françeskane”. Piu XII e shpalli Pajtor të Italisë më 18 qershor 1939.
Urdhëri françeskan nisi së pari në Asizi të Italisë, por shumë shpejt u përhap në vise të tjera të botës, e edhe në Shqipëri.
Prandaj, me shembullin e vet, vijon të tërheqë mijëra njerëz të feve e kombësive të ndryshme, përfaqësuesit e të cilëve do të ecin nesër në gjurmët e Shenjtit, për t’i sjellë botës “Pax et Bonum”- “Paqe e të Mira”.







All the contents on this site are copyrighted ©.