2011-10-24 17:29:30

“Shpirti i Asizit, në pritje të takimin ndërmjet feve


Me paraqitjen e librit “Shpirti i Asizit, nis atmosfera e pritjes për takimin madh të dialogut ndërmjet feve, në qytetin e Shën Françeskut. Sot pra, me nismën e Bashkësisë së Shën Egjidit, pranë Bazilikës së Shën Bartolomeut, në ishullin Tiberin, në Romë, u paraqit libri “Shpirti i Asizit- nga fetë buron shpresa për paqen”, shtypur nga Shtëpia Botuese e Shën Palit. Në paraqitjen e librit të ri folën kardinali Rozhe Etçegarai, zëvendës-dekan i Kolegjit Kardinalor; ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini e shumë përfaqësues të Universitetit të Romës e të vetë Bashkësisë së Shën Egjidit. Ndërmjet tyre, edhe themeluesi, Andrea Rikardi.







All the contents on this site are copyrighted ©.