2011-10-24 17:31:11

Shpallet çlirimi i Libisë nga Gedafi: zgjedhje brenda tetë muajve dhe më shumë hapësirë për sharinë


Po dje, u zhvillua në Bengazi të Libisë, ceremonia për shpalljen e çlirimit të vendit nga regjimi i Muhamar Gedafit. Krerët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, në një çast kur akoma vazhdojnë të qarkullojnë në internet pamjet e trishtuara të vrasjes së kolonelit, përvijuan të ardhmen e Libisë: zgjedhje të përgjithshme brenda tetë muajve dhe më shumë hapësirë për sharinë, ligjin islamik. Pavarësisht nga frika që shkakton në Perëndim fjala “shari”, ekspertët theksojnë se në këtë çast, feja islamike mbetet lidhja më e fuqishme ekzistuese ndërmjet grupeve të ndryshme fisnore të shoqërisë libiane, prandaj është e natyrshme, që politikanët e rinj të mbështeten mbi të. E ardhmja do të tregojë nëse ky ligj do ta çojë vendin drejt fondamentalizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.