2011-10-24 17:29:14

Përvijohet fitorja e partisë islamike në Tunizi


Tunizia, vendi i parë i protestave të “pranverës arabe”, votoi dje për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, e cila duhet të hartojë Kartën e re themelore të shtetit. Pavarësisht se rezultatet nuk janë akoma zyrtare, prirja është e qartë. Përvijohet fitorja e partisë islamike Ennahdha, kryesuar nga Rashid Ganushi. Takimi zgjedhor u ngrit në qiell nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili foli për “një hap të rëndësishëm përpara”. U shpreh me tone entuziaste, edhe Përfaqësuesja e lartë evropiane për Politikën e Jashtme, Kathrinë Eshton. Përqindja e votuesve ishte e lartë, 70% personave me të drejtë vote, por vështirë që Partia islamike të fitojë shumicën absolute. Do t’i duhet të bëjë aleanca e, prej tyre, do të varet fati i Tunizisë, deri tani vend laik.







All the contents on this site are copyrighted ©.