2011-10-24 17:30:58

Në rritje bilanci i viktimave të tërmetit të djeshëm në Turqi


Rritet bilanci i viktimave të tërmetit të djeshëm në Turqi. Deri tani, në zonën e liqenit të Vanit, epiqendra e tërmetit, numërohen mëse 260 të vdekur. Sipas burimeve vendore, numri i tyre do të rritet, pasi me qindra njerëz nuk janë gjetur akoma. Ndihma për të dëmtuarit qe e menjëhershme, por vullnetarët vazhdojnë të kenë vështirësi për shkak të operacionit të Forcave të Armatosura turke kundër kurdëve të Partisë Komuniste të Kurdistanit, në provincën fqinje të Hakarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.