2011-10-22 19:26:28

Papa emëroi kardinalin e Uashingtonit Wuerl relator të Sinodit mbi Ungjillëzimin e Ri


Në kuadrin e Asamblesë së XIII të Përgjithshme të Rregullt të Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet në Vatikan nga data 7 deri më 28 tetor 2012, mbi temën: “Ungjillëzimi i ri për transmetimin e fesë së krishterë”, Papa Benedikti XVI ka emëruar sot relator të përgjithshëm të këtij Sinodi kardinalin Donald William Wuerl, kryeipeshkëv i Ushingtonit. Në këtë detyrë të rëndësishme do ta ndihmojë imzot Pierre-Marie Carrè, kryeipeshkëv i Montpellierit në Francë, në cilësinë e sekretarit të veçantë.







All the contents on this site are copyrighted ©.