2011-10-22 19:46:45

Ministri i Kulturës i Shqipërisë Aldo Bumçi: na ndihmoni ta bëjmë të njohur vendin


Javës që kaloi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë organizoi një kremtim për 20-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit e Shqipërisë. Të enjten e kaluar, në abacinë e Shën Anselmit në Romë, dekani i Kolegjit Kardinalor, Angjelo Sodano, kryesoi Meshën e falenderimit, në bashkëkremtim me kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën, ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Avgostinin, Nuncin e parë Apostolik në Shqipëri, kardinalin Ivan Dias e meshtarë të tjerë.
Qeveria e Tiranës përfaqësohej nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili të premten, u takua edhe me kreun e dikasterit vatikanas për Kulturën, kardinalin Xhanfranko Ravazi dhe me përfaqësues të Veprës Romake të Shtegtimeve. Kemi transmetuar një intervistë të gjatë me ministrin Aldo Bumçi, të cilën mund ta gjeni në faqen tonë të internetit. Sot po ju propozojmë vetëm thirrjen e tij të fundit për Vatikanin…..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.