2011-10-21 16:10:01

Nesër më 22 tetor festa liturgjike kishtare e të Lumit Gjon Palit II.


Nesër, për herë të parë, kremtohet përkujtimi liturgjik, pra festa kishtare e të Lumit Gjon Palit II, që u lartua në nderime të elterit me 1 majin e kaluar. Të shumta janë nisma të lutjes në mbarë botën për kremtimin e ngjarjes, posaçërisht në Romë e në Poloni. Nesër pasdite më 22 tetor në ora 16.30, të rinjtë romak janë të ftuar në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran (Piazza San Giovanni ), për një Mbrëmje në të cilën do të kremtohet Mesha nga kardinali vikar i dioqezës së Romës, Agostino Vallini. Ndërsa dje, është bartur relikja e gjakut të të Lumit Wojtila në kapelën e spitalit pediatrik romak “Krishtit Fëmijë” ‘Bamibo Gesù’. Gjatë ceremonisë, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, pohoi se Gjon Pali II “i ka në zemër të gjithë njerëzit, katolikë e jo”.







All the contents on this site are copyrighted ©.