Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 30-të gjatë vitit kishtar ‘A’
Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të
dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalën Hyjnore të
dielës së 30-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të
kishës. Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele është ‘ ta duam njeriun
për ta dashur Zotin’. Të besosh e të duash, të besosh në Zotin është si të duash.
Risia e madhe e krishterimit është në faktin që na ka dëftuar se “Zoti është dashur”.
Lëvizja e dashurisë së Zotit është thelbësisht zbritëse: prej Zotit drejt botës.
Ky dëftim i dashurisë së Zotit përhapet mes njerëzisht për të nxitur në mesin e tyre
dashurinë vëllazërore ndaj njëri-tjetrit (qytetërimin e dashurisë). Mirëpo të duash
Zotin ishte e mbetët objekt i urdhrit të parë (lëvizja ngritëse): është themel, derisa
dashuria ndaj të afërmit është verifikimi i dashurisë që kemi për Zotin: nuk mund
të duash Zotit që nuk e sheh e të mos e duash të afërmin tënd që e sheh dhe takon. Përmes
debatit me farisenjtë Jezusi tregon, në Ungjill të kësaj së diele, kriterin e vërtetë
të shqyrtimit e vlerësimit në përvojën e fesë. Kundër copëzimit (ndarjes) së ligjit
apo kundër formalizmit, Jezusi propozon urdhrin më të madh në dashuri ndaj Zotit,
dashuri që vërtetohet e peshohet nga dashuri që kemi ndaj të afërmit. Izraeli,
i thirrur në Sinaj të kremtojë besëlidhjen me Hyjin, është impenjuar ta mishëroj në
jetën e përditshme udhëzimet e Dekalogut ( Dhjetë Urdhërimeve) e të Kodikut të besëlidhjes
si përgjigje ndaj Zotit që e ka liruar e zgjedhur ndërmjet të gjithë popujve të tokës.
Pjesa e leximit të parë të kësaj së diele(Dal 20,22.23,33), koleksionon një sërë urdhërimesh
etike e sociale që sillen rreth klasave më të varfra ( të huajve, jetimëve e vejushave). Cdo
bashkësi e krishterë, për leximin e dytë të kësaj së diele (1 Sel 1,5-10), është e
thirrur të jetë shembull e jetës dhe e dëshmisë ndaj tjerëve duke imituar Zotërinë
Jezus e bujarinë e apostujve. Liturgjia e Fjalës Leximi
i parë (Dal 22, 21-27) Nëse e dëmtoni vejushën e bonjakun, hidhërimi im do
t ë ndizet flakë kundër jush.
Lexim prej Librit të Daljes Kështu
thotë Zoti: “Mos e keqtrajtoni vejushën as bonjakun. Nëse do t’i nëpërkëmbni, ata
do të kërkojnë ndihmë prej meje e unë do ta dëgjoj ankimin e tyre. Atëherë hidhërimi
im do të ndizet flakë e do t’ju prej me shpatë. Gratë do t’ju mbesin të veja e fëmijët
bonjakë. Nëse do t’i huajosh para ndokujt prej skamnorëve të popullit tim që është
me ty, mos u sill me të si të ishe kamatari: mos i merrni kamatë. Nëse për peng
ia ke marrë të afërmit tënd gunën, ktheja para perëndimit të diellit. Sepse ajo është
i vetmi petk me të cilin e mbështill trupin dhe s’ka tjetër në të cilin të bjerë të
flejë. Nëse ankohet para meje, do ta dëgjoj, sepse kam dhembshuri. Fjala e Zotit!
Psalmi
18 (17) Ref: Të dua, o Zot, fuqia ime. _____________________________ O
Zot, Qeta ime, fuqia ime, Shpëtimtari im! Ti je Mbrojtësi im, fuqia e shpëtimit
tim, ndorja ime! _____________________________ Në ndihmë do ta thërras Zotin
tejet të lavdishëm, dhe do të shpëtoj nga armiqtë e mi. _____________________________ Është
Zoti! Qoftë bekuar Qeta e strehimit tim! Qoftë madhëruar Hyji, Shpëtimtari im! _____________________________
Leximi
i dytë (1 Sel 1, 5-10) Ju u kthyet kah Hyji prej idhujsh, që t’i shërbeni Hyjit
të gjallë e të vërtetë.
Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar
Selanikasve
Vëllezër, Ungjilli ynë nuk erdhi ndër ju vetëm me anë të fjalës,
por edhe i përcjellë me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushëmendje të plotë. Të
tillë, pra, siç e dini, kemi qenë ndër ju për ju. Edhe ju u bëtë ndjekësit tanë dhe
të Zotit duke e pranuar Fjalën me gëzim që jep Shpirti Shenjt edhe pse në vështirësi
të madhe, kështu që u bëtë shembull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akajës.
Sepse, prej jush, jo vetëm jehoi Fjala e Zotit nëpër Maqedoni e Akajë, por edhe
feja juaj në Hyjin aq fort u përhap gjithkah, sa që ne s’kemi nevojë të flasim për
këtë gjë. Sepse njerëzit vetë tregojnë për ne: ç’ pritje na bëtë, si u kthyet kah
Hyj prej idhujsh, që t’i shërbeni Hyjit të gjallë e të vërtetë dhe që ta prisni nga
qielli Birin e tij, të cilin e ngjalli nga të vdekurit, Jezusin, që na shpëton nga
hidhërimi i ardhshëm. Fjala e Zotit!
Ungjilli (Mt 22, 34-40) Duaje
Zotin, Hyjin tënd dhe të afërmin tënd porsi vetveten!
Leximi i Ungjillit
të shenjtë sipas Mateut Në atë kohë, farisenjtë, kur morën vesh se ua mbylli
gojën saducenjve, u bashkuan dhe njëri sish, mësues ligji, për ta vënë në provë, e
pyeti: “Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?” Jezusi u përgjigj: “Duaje
Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen
tënde! Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të: Duaje
të afërmin tënd porsi vetveten! Në këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.” Fjala
e Zotit! Më tepër mbi liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 30-të gjatë
vitit kishtar, mund të dëgjoni këtu programin tonë....