2011-10-21 15:39:24

Libia ndryshon. Bota tronditet nga pamja e diktatorit të vrarë në Sirte


Libia ndryshon historinë. Pajtim, falje e bashkim për banorët e Libisë: kjo është shpresa e vikarëve apostolikë të Tripolit e Bengazit. Pas 42 vjetësh regjimi absolut, në Libi përfundon epoka e Gedafit, ndoshta jo ashtu si përfytyrohej. Koloneli u zbulua dje në qytetin e tij të lindjes, Sirte, ku ka shumë mundësi të ishte ende në krye të reaksionit kundër sulmeve të kryengritësve, kryesuar nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit. Pas një ndeshjeje me armë zjarri, sipas variantit zyrtar, raisi u vra me një goditje pistolete në tëmth.Tani Vendi ka nevoje per pajtim, falje, bashkim e rindertim ne demokraci.







All the contents on this site are copyrighted ©.