Në fshatin Zym të Hasit, në komune të Prizrenit, të shtunën, më 15 tetor, u mbajt
edicioni jubilar i dyzet me radhë, i manifestimit tradicional letrar, kulturor e
shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Pas Meshës, kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit, të cilën
e kryesoi imzot Hil Kabashi, ipeshkëv i Shqipërisë së Jugut në bashkëkremtim me ipeshkvin
e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, u përurua Qendra përkujtimore “Atë Shtjefën Gjeçovi”,
për të cilën kanë investuar banorët e fshatit Zym dhe komuna e Prizrenit. Në këtë
manifestim mori pjesë Presidentja e Kosovës e studiues e poetë nga vendi. Në vazhdim
u shënua 40-vjetori i këtij manifestimi dhe mbajt Ora letrare e Anton Pashkut. Organizatori
ndan edhe çmimet “Unaza e Katarina Josipit”, “Pena e Pjetër Bogdanit”, “Pena e Shtjefën
Gjeçovit” dhe “Pena e Anton Pashkut”. Manifestimi përfundoi me program kulturo-artistik
të SHKA “Katarina Josipi” të Zymit. Duhet përmendur se organizatorët si edhe herave
të tjera kanë botuar almanakun e manifestimit të kaluar, pastaj kanë guidën turistike
“Zymi i Hasit”, monografinë “Imzot Lazër Mjeda” dhe veprën etnografike “Galdime shpirtërore”.
Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..........