2011-10-20 13:22:42

Relike e Papës Vojtila për pacientët e vegjël të spitalit romak “Bambin Gesù”


Sot pasdite, në praninë e kardinalit Tarçizio Bertone, relikja e gjakut të Papës së Lum Gjon Pali II u vendos në kapelën e spitalit të “Krishtit Fëmijë” (Bambin Gesù) në Romë. Kështu, pacientët e vegjël dhe familjarët e tyre mundën ta nderojnë e të luten para saj. Kujtojmë se Papa Vojtila i kishte shumë për zemër fëmijët. Sa herë shtrohej në Poliklinikën “Gemelli”, shkonte gjithmonë për të vizituar të vegjlit, e shtruar në pavionin e onkologjisë pediatrike, me të cilët qeshte e luante me dëshirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.