Papa përuroi “Domus Australia”, qendër për shtegtarët e Oqeanisë
Sot pasdite, në orën 17.30, Papa Benedikti XVI përuroi “Domus Australia”, qendrën
e re të Romës për shtegtarët, që do të vijnë jo vetëm nga ky vend, por nga krejt kontinenti
i Oqeanisë. Kjo qendër do t’i ndihmojë shtegtarët ta përjetojnë udhëtimin në Selinë
e Shenjtë si mundësi për përtëritjen shpirtërore e fetare. Në ceremoni morën pjesë
kryeipeshkvi i Sidnejt, kardinali Xhorxh Pell si edhe ipeshkvijtë e tjerë australianë,
ardhur në Romë për vizitën e tyre “ad Limina”. I pranishëm, edhe ambasadori australian
pranë Vatikanit, Tim Fisher.