2011-10-19 15:36:50

Të dielën më 23 tetor në Vatikan do të shpallen 3 shenjtorë të ri nga Papa


Të dielën e ardhshme më 23 tetor Papa Benedikti XVI, gjatë kremtimit të Meshës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e cila do të fillojë në ora 10,00, do të shpallë 3 shenjtorë të ri: shën Guido Maria Conforti, Luigji Guanella e Bonifacia Rodrigueza de Castro. Kujtojmë se Conforti është themelues i shoqërisë së Përshpirtshme të shën Françesk Saverit për misionet e jashtme; Guanella ka themeluar Kongregatën rregulltare të shërbëtorëve të bamirësisë e Intistutin e Bijave të Shën Marisë së Provanisë; Rodriguez de Castro është themeluese e Kongregatës rregulltare të shërbëtoreve të shën Jozefit.







All the contents on this site are copyrighted ©.