2011-10-19 13:45:01

Ministri Aldo Bumçi: “Oborri i takimit” është hap drej përfshirjes së fesë në jetën publike


Pas Firences, ku këto ditë u zhvillua nisma “Oborri i paganëve”, organizuar nga Këshilli Papnor për Kulturën, po i vjen radha Tiranës. Fjala është për një dialog ndërmjet besimtarëve e jo besimtarëve. Në Shqipëri, nisma ka marrë emrin “Oborri i takimit” e do të mbahet në Tiranë, në Oborrin e Katedrales së Shën Palit, më 14 e 15 nëntor.
Në intervistën tonë me ministrin e Turizmit, Kulturës e Sporteve të Republikës së Shqipërisë, z. Aldo Bumçi, i cili, siç e dëgjuat, do të jetë i pranishëm në Romë, nesër e pasnesër, për kremtimin e 20-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, e pyetëm edhe për rëndësinë që ka për vendin ky “Oborr i takimit”. Ta dëgjojmë në mikrofonin e Klaudia Bumçit…...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.