Bekohet pishtari, që do t’i prijë “Udhës së paqes” në Tokën Shenjte.
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papës
iu paraqit ‘Pishtari’, që do t’i prijë vrapimit në Tokën Shenjte, më 24 tetorin e
ardhshëm. Do të vrapojnë së bashku sportistë e shtegtarë, nga Betlehemi, në Jeruzalem.
“Vrapimi i paqes” organizohet nga Vepra Romake e Shtegtimeve dhe Qendra Sportive Italiane. Benedikti
XVI e bekoi pishtarin, simbol drite, dhe uroi që kjo nismë në Tokën Shenjte të sjellë
fryte të begata për paqen.