Në Takimin ndërfetar në Asizi do të jenë 176 përfaqësues të 50 Vendeve të botës.
Në Ditën e reflektimit, dialogut e lutjes për drejtësi e paqe në botë që mbahet Asizit
me kërkesën e Papës Benedikti XVI më 27 tetorin e ardhshëm, me rastin e 25 vjetorit
të Ditës botërore të lutjes për paqen thirrur nga Gjon Pali II më 27 tetor 1986, sivjet
do të marrin pjesë 176 përfaqësues të traditave të ndryshme fetare të mëse 50 Vendeve
të botës, ndër to shumë Vende evropiane e amerikane, por edhe ato që vuajnë ndoshta
më shumë, në këto momente historike, për shkak të problemeve të lirisë fetare e të
dialogut ndërmjet feve: Egjipti, Izraeli, Pakistani, Irani, Jordania, Arabia Saudite,
Filipinet e shumë tjera.