2011-10-18 13:50:03

Atë Pizzaballa shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Izraelit e Hamasit i nevojshëm


Françeskani Atë Pizzaballa mbi shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Izraelit e Hamasit: “një marrëveshje e nevojshme”. “Një marrëveshje e nevojshme”: kështu u shpreh Rojtari i Tokës së Shenjtë, atë Pierbattista Pizzaballa, duke komentuar marrëveshjen Izrael-Hamas, për lirimin e rreshterit Gilad Shalit, për të cilin do të lëshohen 1027 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Grupi i parë prej 477 të burgosurve politikë palestinezë lirohen sot. “Marrëveshja është e nevojshme edhe pse rreth saj ka polemika – shpjegon françeskani – posaçërisht për palestinezët që kanë, siç thonë izraelitët, ‘duart e përgjakura’, që do të thotë se janë të përlyer me fakte të rënda gjaku. Kështu politika është e thirrur të gjejë një kompromis e këtë edhe e bëri. Ishte diçka e nevojshme, nga këndvështrimi im, pas një kohe kaq të gjatë, të gjendej një marrëveshje që ta zhbllokonte situatën e të mund të kontribuonte në krijimin e besimit për të ndërtuar fillin e dialogut, përtej qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo marrëveshje ka mundësi të kontribuojë në lëvizjen e atyre vështirësive që pengojnë rifillimin e dialogut. Këtu nuk flitet për falje, sqaron atë Pizzaballa, duke iu referuar presidentit Shimon Peres që ka nënshkruar flet çlirimin me frazën ‘nuk fal e nuk harroj’.







All the contents on this site are copyrighted ©.