2011-10-16 18:39:01

Takim i madh në Vatikan për Ungjillëzimin e Ri. Situata e Shqipërisë në intervistën me imzot Xhorxh Frendon


Përfundoi sot në Vatikan, takimi “Ungjillëzues të Rinj për Ungjillëzimin e Ri – Fjala e Zotit shtohet e përhapet”, organizuar nga Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri. Takimi filloi dje e pati si qëllim konfrontimin e njohjen e të gjithë veprimtarëve të Kishës të impenjuar në këtë fushë si edhe përcaktimin e mënyrave e të rrugëve të ungjillëzimit të ri. Në orën 18.30, të pranishmit i përshëndeti edhe Papa Benedikti XVI. Hyrja e Atit të Shenjtë u parapri nga një koncert i tenorit të famshëm, Andrea Boçeli, çast përshpirtërie dhe arti. Sot paradite, të gjithë pjesëmarrësit ndodheshin në Bazilikën e Vatikanit, ku Papa kremtoi një meshë për ta, në orën 9.30. Por si mund të zbatohen udhëzimet për ungjillëzimin e ri në situatën e Kishës në Shqipëri, ku vetëm para pak javësh u diskutua pikërisht për këtë, në mbledhjen e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, që kësaj radhe u mbajt në Tiranë? mbi rëndësinë që ka tema e Ungjillëzimit të Ri për Kishën katolike në Shqipëri? Mbi domethënien, përmbajtjen e kujt i drejtohet ‘Ungjillëzimi i Ri’, përmbajtja e kujt i drejtohet? Dhe cilat metoda e mjete përdor Kisha në veprimtarinë e kumtimit dhe të transmetimit të Fjalës së Zotit, pra të ungjillëzimit? Të dëgjojmë ipeshkvin-ndihmës të Tiranë-Durrësit, imzot Xhorxh Frendon...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.