2011-10-11 16:20:17

Takimi mbi Ungjillëzimin e Ri në Vatikan më 15 e 16 tetor


Të shtunën e ardhshme në Vatikan do të mbahet takimi mbi Ungjillëzimin e Ri. Punimet e takimit kishtar me temë “Ungjillëzuesit e ri për Ungjillëzimin e ri – Fjala e Zotit rritet e përhapet” do të hapen në Sallën e Re të Sinodit në Vatikan, ku do të ballafaqohen përgjegjës të realiteteve kishtare për Ungjillëzimin e Ri, nga presidentet e mase 30 Konferencave ipeshkvnore nga mbarë bota, tek përfaqësuesit e lëvizjeve të ndryshme kishtare e të tjerë. Në këtë takim do të flasin edhe shumë relatorë tjerë ekspertë dhe në përfundim të ndërhyrjeve mbi temën e ungjillëzimit të ri, tenori italian Andrea Bocelli do japë një koncert për këtë rast, pra një moment përshpirtërie e arti që do të paraprijë hyrjen e Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger në Sallën e Palit VI, rreth orës 18.30. Për të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi, të dielën në mëngjes, Papa Benedikti XVI do të kremtojë Meshën e Shenjtë në Bazilikën e Vatikanit në ora 9.30.
Po mbi qëllimin e këtij takimi organizuar nga Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri, flet presidenti imzot Rino Fizikela.
Qëllimi i parë është ti paraqesim Atit të Shenjtë Benediktit XVI së paku përfaqësuesit e të gjitha realiteteve kishtare të cilët, prej shumë kohësh, punojnë në ungjillëzimin e ri. Por, nuk duhet të harrojmë se është edhe muaji misionar – tetori – në të cilin e përjetojmë këtë ngjarje. Do të ketë me mijëra njerëz...Po, do të jenë shumë, por gjithmonë janë pak në referim me ata që në bota, sidomos në Perëndim, në këtë periudhë, janë duke punuar si ungjillëzues të ri. Ajo që është më rëndësi është tema e këtij takimi. Është një shprehje e marr nga libri i Besëlidhjes së Re, nga Veprat e Apostujve: “Fjala e Zotit rritet e përhapet”. Ja pra, duam t’i paraqesim Kishës në mënyrë të dukshme ungjillëzuesit e ri, në mënyrë që Fjala e Zotit të bëhet e njohur dhe të rriten dishepujt e Zotit”.
Cili mund të jetë kontributi i këtij takimi shikuar edhe në kuadrin e Sinodit të ardhshëm mbi Ungjillëzimin e Ri?
Sipas mendimit tim, kontributi më rëndësishëm më duket fakti që ne u japim ipeshkvijve të shpërndarë nëpër botë, sidomos atyre që do të marrin pjesë në Sinodin e tetorit të 2012, shenjën e qartë që ungjillëzimi i ri prej kohësh është duke u zhvilluar. Ungjillëzimi i ri nuk lind sepse në Selinë e Shenjtë është themeluar një dikaster i ri; i lumi Gjon Pali II për 27 vjet në të gjitha mënyrat e ka “ka provokuar” Kishën që të jetë e ndërgjegjshme dhe të pranojë urgjencën e nevojën e ungjillëzimit të ri. Papa Benedikti XVI, me një akt vërtet profetik, duke themeluar Këshillin Papnor, ka dashur që realitet e ndryshme – ato që ekzistojnë e ato që do të lindin në të ardhmen – të mund të gjejnë një referimi për to, do të thotë të mund të gjejnë një shprehje konkrete të shërbimit të vet Papës për Kishën në favor të ungjillëzimit të ri. Prandaj, do të thosha që Sinodi i ipeshkvijve do ketë përvoja jashtëzakonisht pozitive: të mendojmë se mijëra prej këtyre ungjillëzuesve të ri janë të rinj, prandaj ka një entuziazëm edhe te shumë të rinj që e jetojnë këtë eksperiencë feje!
Cilat do të jenë fushat që do të trajtohet e shtjellohen nga ky takim i rëndësishëm?
Ka disa fusha që do të shtjellohen pikërisht duke u nisur nga “Instrumentum laboris” që do të kemi në dorë, pastaj është ajo e familjes, e cila duhet të jenë në vend të parë. Pastaj do të jetë fusha e liturgjisë, do të jetë fusha e veprimit dhe e angazhimit politik, do të jetë fusha e baritorinë së përbashkët në ungjillëzimin e ri, pastaj kemi atë të kulturës – natyrisht – edhe atë të mjeteve të komunikimeve shoqërore, pra të mediave, pa harruar edhe atë të emigracionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.