2011-10-11 16:33:18

Kardinali Ravasi në Bukuresht për takimin “Oborri i Paganëve”, në dialog me intelektualët jo besimtarë.


“Humanizmi e spiritualiteti”. A është i mundur dialogu mbi trashendencën?”. Pyetja është leit-motivi i nismës së re filluar në marsin e kaluar nga Këshilli Papnor për Kulturën, emërtuar “Oborri i Paganëve”. Sot e nesër në Bukuresht, në Rumani, presidenti i këtij dikasteri të Vatikanit, kardinali Ravasi, merr pjesë në forumin e dialogut ndërmjet besimtarëve e jo besimtarëve me një ndërhyrje pranë Universitetit Rumun. Para tij fiziku e filozofi, Horia-Roman Patapievici, president i Institutit të Kulturës Rumune. Nesër pasdite, Biblioteka Universitare e Bukureshtit do të jetë teatër i takimit ndërmjet kardinalit Ravasi e një grupi të njohur intelektualësh, me të cilët presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën do të flasë për “Oborrin” e botës kulturore rumune.
Kujtojmë se ky dialog i kardinalit Ravasi do të vijojë ne vende te ndryshme të botës e do të mbahet edhe në Shqipëri më 14 e 15 nëntorin e ardhshëm me temën: “Në çfarë beson ai që nuk beson?”.







All the contents on this site are copyrighted ©.