2011-10-10 16:25:00

Zgjedhjet në Poloni: fiton partia e kryeministrit Tusk


Në Poloni rezultatet e zgjedhjeve të djeshme politike konfirmojnë fitoren, me mbi 37%, të Partisë liberale të kryeministrit Donald Tusk, në vend të dytë, me afër 30% është Partia konservatore e ish kryeministrit Jaroslaw Kaczynski, forca e tretë e vendit është lëvizja Palikot, formim radikal antiklerikal, që ka fituar 10 % të votave.
Është hera e parë që nga rënia e komunizmit, do të thotë në 22 vitet e fundit, që një qeveri në Poloni konfirmohet në zgjedhje. E në këto kohë të vështira të krizës ekonomike për të gjitha qeveritë evropiane, e edhe për demokracitë perëndimore – siç tha pak ditë më parë edhe Obama – është vështirë perspektiva e një konfirmimi. Qeveria polake, e mbështetur posaçërisht nga platforma civile e së djathtës së moderuar, arriti këtë rezultat të madh. E këtë për një arsye: Polonia është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që, praktikisht, i është shmangur rënies ekonomike, i është shmangur tronditjes financiare të krizës globale, e ka një rritje mjaft të mirë ekonomike, kështu që e tërë kjo i ka siguruar mandatin e dytë Donald Tuskut. Kryeministri liberal është evropeist i bindur dhe e ka udhëheq me sukses Vendin përmes krizës globale e ka garantuar një rritje ekonomike të pandërprerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.