M 10 tetor, kalendari kujton shën Daniel Kombonin, misionar
Shën Daniele Komboni është i njohur si apostull i Afrikës, lindi më 1831 në Limone
mbi Liqenin e Gardës (Breshia) - mbylli sytë më 1881 në Afrikën e tij, në Khartum,
i tretur nga ethet. Me vdekjen e tij u duk sikur vdiq edhe misioni i tij për shpëtimin
e Afrikës, së cilës i kushtoi gjithë jetën, duke kërkuar bashkëpunimin e të gjitha
forcave të Kishës. Për të siguruar misionarë, themeloi dy institute burrash e grash,
të gatshëm për të dhënë jetën për Nigricinë. Bashkë me ta, arriti të depërtonte deri
në zemrën e Kontinentit të Zi. Shumë prej bashkëpunëtorëve ranë pranë tij, të rraskapitur
nga ethet tropikale. Po ai u bëri ballë të gjitha vështirësive. Ishte i sigurt se
vepra e tij nuk do të vdiste, sepse e pati vënë nën mbrojtjen e Zemrës së Krishtit,
që flijoi vetveten edhe për shpëtimin e afrikanëve. Shenjtërimi i tij e vërteton këtë:
tingëllon sot si thirrje e re për ndërhyrje botërore në favor të Afrikës.