2011-10-10 16:34:49

Kuper sot në Prishtinë, kërkon rifillimin e dialogut me Beogradin


Ndërmjetësi i BE së për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper qëndron sot në Prishtinë, pas vizitës së tij në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për vazhdimin e dialogut teknik, të ndërprerë dy herë që nga fillimi i tij me 8 mars të këtij viti. Kuper të premten e kaluar vizitoi Beogradin.
Ndërmjetësi i BE së ka propozuar 14 tetorin si datë për rifillimin e dialogut, por Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme rreth temës së bisedimeve.
Beogradi insiston që paraprakisht të bisedohet për pikat kufitar në veri të Kosovës. Ndërsa kryenegociatorja Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova do të marrë sot vendimin e saj, pas takimit që do ta zhvillojë me ndërmjetësin e BE së, dhe pasi të sigurohet se në negociata nuk do të diskutohet për çështje politike por vetëm për probleme të natyrës teknike.







All the contents on this site are copyrighted ©.