2011-10-07 15:30:10

Papa shtegtar më tren në Assisi më 27 tetor për dialogun dhe lutjen për paqe


Më datën 27 tetor në Assisi të Italisë do të mbahet një ditë reflektimi, dialogu e lutjeje për paqen dhe drejtësinë në botës, nga Papa Benediktit XVI së bashku me mase 300 përfaqësues të lartë të feve nga mbarë bota.
Ky takim mbahet sipas takimit që pati bërë 25 vjet më parë Papa Gjon Pali II. Pra, Ati i Shenjtë Jozef Racinger do të shtegtojë në qytetin e shën Françeskut për tu lutur së bashku me krerët e feve, para varrit të varfanjakut e për të ndezur, përsëri, llambën e dritës që digjet në mënyrë të përhershme. Të enjten më 27 tetor, Assisi do të jetojë një ditë të veçantë të lutjes. Delegacionet do të arrijnë së bashku me Papën me tren, që do të niset në mëngjes nga stacioni hekurudhor i Vatikanit. Dita e takimit ndërfetar të lutjes është “shtegtarë të së vërtetës, shtegtarët të paqes”.
Edhe njeriu besimtar është përherë në udhëtim drejt Zotit: nga ky fakt lind mundësia, madje nevoja për të folur e dialoguar me të gjithë, besimtarë e jo besimtarë, pa hequr dorë nga dinjiteti personal! E pa krijuar asnjë formë të sinkretizmit.
Në bazilikën e Shën Françeskut do të përtërihet angazhimi solemn i përbashkët për paqe. Papa Benedikti XVI natën para këtij udhëtimi në Assisi, do të kryesojë në Shën Pjetër në Vatikanit takimin e lutjes me besimtarët e dioqezës së Romës, ndërsa gjatë udhëtimit me tren, në stacionin e Ternit e të Foglios, treni që çon Papën do të ngadalësojë shpejtësinë për t’i mundësuar Atit të Shenjtë ti përshëndes besimtarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.