2011-10-06 16:04:35

Çmimi Nobel për letërsinë i jepet poetit suedez Transtroemer


Çmimi Nobel për letërsinë iu dha këtë vit, poetit suedez Tomas Transtroemer. Motivacioni: “përmes imazheve të kondensuara e të tejdukshme ka ofruar një interpretim të ri për realitetin. Pjesa më e madhe e përmbledhjeve të tij poetike janë të mbrujtura me ekonomi, më cilësi konkrete e me metafora shprehëse. Së fundi, Transtroemer priret drejt një formati edhe më të përqendruar”.
Lindur në Stokholm më 15 prill 1931, Transtroemer ka mbaruar për psikologji në vitin 1956. Ka filluar të shkruajë që në moshën 13 vjeçare e librin e parë me poezi e ka publikuar më 1954. Në vitin 1990 u godit nga një iktus, që gjithsesi, nuk e pengoi të vazhdojë te krijojë e të shkruajë.
Vepra e tij konsiderohet ndërmjet modernizmit, ekspresionizmit dhe surrealizmit. Edhe në vitet e mëparshme, ai bënte pjesë në listën e kandidatëve për çmimin Nobel. Pas Çmimit Nobel për Letërsi do të shpallet të premten Çmimi Nobel për Paqe, pastaj ai për ekonomi të hënën.







All the contents on this site are copyrighted ©.