2011-10-05 18:09:03

Nobeli për kiminë i jepet izraelitit David Shehtman


Çmimi Nobel për kiminë u fitua sot nga izraeliti David Shehtman i Institutit të Haifës. Puna kërkimore e studiuesit ka të bëjë me strukturën e imtë të materies. Në thelb, ai ka zbuluar ekzistencën e një simetrie në nivelin atomik, që mendohej si ishte e pamundur të vëzhgohej. Kjo simetri vërteton ekzistencën e kuazikristaleve, për të cilët flitet që nga viti 1982, por që ishin bërë motiv sarkazme në ato ambiente shkencore, që e mbanin veten si “ortodokse”. Studimet e Shehtmanit bëjnë të mundur të shihet struktura e tyre tipike, e rregullt si në kristalet, por shumë më e ndërlikuar e që nuk përsëritet periodikisht. Zbulimi hap rrugën për zbatime në fushën e energjisë, pasi struktura e kuazikristaleve i bën ata përcjellës shumë të mirë të nxehtësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.