2011-10-04 15:42:02

Një kosovar në Kongresin Botëror të Mëshirës Hyjnore


Vazhdon në Krakovi, Kongresi botëror i Mëshirës Hyjnore, me dëshmitë e personave që e kanë takuar Krishtin në jetë, duke e shndërruar atë krejtësisht. Dje, një shqiptar nga Kosova foli për përjetimet që kishte pasur gjatë një aksidenti rrugor, nga i cili shpëtoi për mrekulli, me ndërhyrjen e Mëshirës Hyjnore e, për kthimin e tij në krishterim. Pjesëmarrësit në Kongres vizituan edhe ish-kampin e përqendrimit nazist të Aushvicit, ku u lutën për paqen e i kërkuan Zotit mëshirë për botën.
Sot, dita iu kushtua doktrinës së Papës Gjon Pali II. Pjesëmarrësit shkuan në Vadovice, në vendin ku lindi i Lumi Vojtila. Në sheshin e Tregut, të gjithë të krishterët morën pjesë në një lutje ekumenike, nën udhëheqjen e kardinalit Anxhelo Komastri.







All the contents on this site are copyrighted ©.