Vazhdon në Krakovi, Kongresi II Botëror i Mëshirës Hyjnore
Siç e kujtoi Papa në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, vazhdon në Krakovi të Polonisë,
Kongresi II Botëror i Mëshirës Hyjnore. Ai u hap të shtunën me fjalimin e kardinalit
Stanislau Xhivish, i cili theksoi aktualitetin e mesazhit, që Zoti i besoi motër Faustina
Kovalskës, ngritur në nderimet e elterit nga Papa Gjon Pali II. Qe pikërisht ai, që
vendosi kremtimin e së dielës së Mëshirës Hyjnore, e para pas Pashkëve. Kjo e dielë
kujton kremtimin e parë të Meshës kushtuar Mëshirës Hyjnore nga ati shpirtëror i motër
Faustinës, atë Mikael Sopoçko, në praninë e fugures, ku pasqyrohej Krishti i mëshirshëm,
ashtu siç e kishte parë në vizionet e veta motër Faustina. Në Kongres, i cili do të
vazhdojë deri më 5 tetor, marrin pjesë 2 mijë besimtarë nga 70 vende të botës.