2011-10-03 14:38:47

Filloi restaurimi i skulpturës “Ringjallja” në Sallën Pali VI


Filloi sot restaurimi i skulpturës “Ringjallja” - Krishti prej druri, nga i cili hapen degët e jetës, në fund të podiumit të Sallës Pali VI në Vatikan – vepër e Perikle Faxinit, përuruar nga Papa Montini më 28 shtator 1977. Megjithëse në gjendje të mirë, skulptura e vendosur në krye të Sallës së projektuar nga arkitekti Pier Luigji Nervi, ka nevojë për pastrim rrënjësor. Punimet, që i janë besuar shoqërisë “Fonderia e artit 2000”, me mbështetjen e organizatës pa qëllim fitimi “Bashkimi i Promovimit të Krishterë”, do të zgjasin dy muaj.








All the contents on this site are copyrighted ©.