2011-10-02 16:59:07

Në Rusi, rrezikon të prishet një shtëpi e murgeshave të Nënë Terezës


Ceremonia e përurimit të shtatores së Nënë Terezës pranë katedrales së Moskës, më 24 shtator, qe rasti për Misionaret e Dashurisë së motrës shqiptare të tërheqin vëmendjen e botës mbi gjendjen e tyre në Rusi. Monumenti i së Lumes i është dhuruar kryedioqezës së Nënës së Zotit nga skulptori Gregori Pototskij e përurimi i tij ishte pjesë e festimeve për 100-vjetorin e katedrales, kushtuar Zojës së Papërlyer. Por, gëzimi për këtë festë u errësua nga trishtimi për prishjen e njërës prej shtëpive të Nënë Terezës dhe nga shqetësimi për të njëjtin fat, që mund t’i takojë edhe një shtëpie tjetër të misionareve. Sipas autoriteteve, azili i motrave, që përbëhet nga dy ndërtesa, ku gjejnë strehim e ndihmë që nga viti 1990, fëmijë të braktisur, të sëmurë në gradën e fundit e persona me të meta fizike, nuk ka lejet e duhura. Prandaj, administrata e Moskës urdhëroi prishjen e njërës nga ndërtesat, gjë që u realizua javën e kaluar dhe, prishjen e njërit kat të ndërtesës tjetër. Moska është qyteti i parë në botë, që u prish shtëpinë mortave të bamirëses shqiptare dhe nuk ka treguar aspak interes për t’u gjetur atyre një shtëpi tjetër, siç bëjnë të gjitha vendet e tjera të globit, ku qeveritë u ofrojnë misionareve struktura, duke e ditur se ato i shërbejnë pa u kursyer shoqërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.