2011-09-30 11:12:35

Mesazhi i Papës për Rabinin e Romës: u shtoftë në ne dëshira për të promovuar paqen e drejtësinë


Benedikti XVI i ka dërguar një telegram kryerabinit të Romës, Rikardo Senji, me rastin e tri festave hebraike: Rosh Ha-Shanah, Yom Kippur dhe Sukkott. Papa uron që ato të sjellin bekime e hire të shumta për gjithë bashkësinë. Në veçanti, Ati i Shenjtë lutet që si për hebrenjtë, ashtu edhe për të krishterët, të rritet dëshira për të promovuar paqen e drejtësinë në një botë, që ka nevojë për dëshmitarë të së vërtetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.