2011-09-30 17:19:47

Kongresi Botëror i Mëshirës Hyjnore në Krakovi


“Mëshira – burim shprese”: kjo është tema e Kongresit II Botëror të Mëshirës Hyjnore, që do të hapet nesër e do të vazhdojë deri më 5 tetor në Krakovi të Polonisë, pranë shenjtërores Lagievniki, ku shenjtja Faustina Kovalska, apostulle e Mëshirës Hyjnore, kaloi vitet e fundit të jetës. Programi i Kongresit parashikon çaste lutjeje, konferenca e një lutje ekumenike me ndërhyrjen e të Lumit Gjon Pali II, Papa që themeloi të dielën e Mëshirës Hyjnore. I veçantë do të jetë marrshimi i heshtur për paqen pranë kampit të përqendrimit të Aushvic-Birkenaut.








All the contents on this site are copyrighted ©.