2011-09-30 16:03:40

Imzot Rino Fizikela për fjalët e Papës drejtuar ipeshkvijve evropianë në Tiranë


Benedikti XVI pra, u flet ipeshkvijve evropianë për “guxim misionar”. Pikërisht për një koment të këtyre fjalëve, morëm në telefon imzot Rino Fizikelën, pas ndërhyrjes së tij në konferencën e Tiranës:RealAudioMP3
Është një shprehje e bukur, sepse guxim do të thotë aftësi për t’i besuar e për ta lënë veten në dorë të dikujt. Unë mendoj se ne duhet ta rigjejmë këtë guxim e të bëhemi misionarë, të jemi sidomos, bashkësi misionare. Ungjillëzimi i ri nuk mund të jetë vetëm një dëshirë e besimtarëve të veçantë, por e gjithë Kisha duhet të jetë e ndërgjegjshme për këtë, madje të gjitha Kishat e krishtera, që duhet të përshkojnë rrugë e shtigje të reja, por gjithnjë së bashku. Jam i bindur se është e nevojshme ta përforcojmë identitetin e krishterë, por brenda bashkësisë, brenda Kishës, së cilës i përkasim si besimtarë. Dikur thoshim se po shkojmë me mision tek populli, sot, i gjithë populli duhet të bëhet misionar, e gjithë bashkësia bëhet ungjillëzuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.