2011-09-30 16:29:01

Don Mateo Di Fiore: problemi në veri të Kosovës nuk është thjesht politik


Sot, forcat e KFOR-it në Kosovë hoqën disa bllokime rrugësh nga ana e serbëve në veri të Mitrovicës. Para dy ditësh, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i konsultuar për gjendjen, nuk arriti në një qëndrim të përbashkët. Problemi, siç pohon në mikrofonin tonë, drejtori i qendrës saleziane të Prishtinës, don Matteo Di Fiore, nuk është thjesht politik:RealAudioMP3
Që nga 25 korriku, qeveria e Kosovës vendosi të kontrollojë kufijtë në veri, pranë Mitrovicës. Natyrisht, kjo shkaktoi kundërshtime nga ana e disa bandave, që kanë interes të mos ndërhyhet në kufi, për të tregtuar mall kontrabandë – armë, alkool, naftë – e për të qenë të lirë të lëvizin me lehtësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.