2011-09-30 16:32:16

Dita e Komunikimeve Shoqërore 2012 me temë “Heshtja e Fjala: rruga e ungjëllizimit”


“Heshtja e Fjala: rruga e ungjillëzimit”: kjo është tema, që Papa Benedikti XVI ka zgjedhur për Ditën e ardhshme Botërore të Komunikimeve Shoqërore, e cila do të kremtohet më 20 maj 2012, në të dielën e Rrëshajve. Mesazhi i Atit të Shenjtë për këtë ditë, zakonisht bëhet i njohur më 24 janar, në ditën e përkujtimit të shën Françeskut të Sales, Pajtor i gazetarëve.
“Shumëfishimi i jashtëzakonshëm i stimujve në shoqërinë e komunikimit – pohon në një njotë, Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore – sjell në plan të parë heshtjen, një vlerë, që në pamje të parë, duket madje e kundërt me vetë komunikimin”. Për Benediktin XVI, heshtja nuk është vetëm një formë e kundërt me shoqërinë e karakterizuar nga fluksi i vazhdueshëm e i pandërprerë i komunikimit, por është element i nevojshëm integrimi. Vërtet, në heshtje arrijmë të thellohemi e të dallojmë të mirën nga e keqja, ç’duhet bërë e ç’nuk është mirë të bëhet. Në këtë këndvështrim, heshtja mund të shihet si shkalla e parë e komunikimit, si dëgjim i fjalës. Për ungjillëzimin e ri, kemi nevojë për të dyja: si për fjalën, për të shpallur Krishtin, ashtu edhe për heshtjen, për t’u thelluar e për të menduar.
Kujtojmë se Dita Botërore e Komunikimeve Shoqërore është caktuar nga Koncili II i Vatikanit me Dekretin “Inter Mirifica” të vitit 1963.








All the contents on this site are copyrighted ©.