2011-09-30 11:35:53

Benedikti XVI, ipeshkvijve evropianë në Tiranë: gjeni rrugë të reja për ungjillëzimin e brezit të ri


Me një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone drejtuar kreut të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, kardinalit Peter Erdë, Papa Benedikti XVI i inkurajon ipeshkvijtë e kontinentit të vjetër “të gjejnë me guxim misionar rrugë të reja për ungjillëzimin, sidomos në shërbim të brezave të rinj”. Ati i Shenjtë vlerëson veprimtarinë e këtij organizmi 40-vjeçar të Kishës Katolike dhe e nxit të vazhdojë koordinimin e bashkëpunimit ndërmjet ipeshkvijve në Evropë. Mesazhi u lexua dje nga Nunci Apostolik në Shqipëri, imzot Ramiro Moliner Inglés, në hapje të mbledhjes së Këshillit, që po zhvillohet në Tiranë deri më 2 tetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.