2011-09-29 17:53:39

Papa përshëndet me mirënjohje bashkësinë e Kastel Gandolfos: heshtja e lutja na afrojnë me Zotin


Pas takimit të djeshëm me punonjësit e Vilave Papnore, Benedikti XVI përshëndeti bashkësinë katolike dhe popullsinë e Kastel Gandolfos, e cila e priti dhe e shoqëroi me dashuri gjatë gjithë periudhës së verës. Papa, i cili do të kthehet të shtunën në Vatikan, priti sot një përfaqësi të tyre në Sallën e Zviceranëve në Pallatin Apostolik.RealAudioMP3

Ashtu si dje me punonjësit e Vilave Papnore, Ati i Shenjtë theksoi rëndësinë e lutjes e të heshtjes, sidomos tani që po fillon muaji i tetorit, i cili i kushtohet Zojës së Bekuar e Rruzares Shenjte. Duke u kërkuar të vazhdojnë të luten për të, edhe pas kthimit në Vatikan, Papa i siguroi të pranishmit për lutjen e tij:
“Zoti, i pasur me mirësi e mëshirë, që nuk mungon kurrë t’u shkojë në ndihmë atyre që i besojnë, qoftë gjithmonë mbështetja juaj e patundur. Mbi ju, vigjëloftë me mbrojtjen e saj amnore, Virgjëra Mari, të cilën, në muajin e tetorit, do ta lusim në mënyrë të veçantë, përmes Rruzares Shenjte”.
Papa iu drejtua në fund, familjeve dhe fëmijëve, që sapo kanë filluar shkollën, duke nënvizuar rëndësinë e formimit të krishterë. Benedikti XVI i ftoi të rinjtë të marrin pjesë me impenjim në katekizëm, ndërsa të rriturit, të përfitojnë gjithnjë nga rasti për të zgjeruar njohuritë e tyre të krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.