2011-09-29 17:53:50

Mitropiliti Hilarion në Vatikan: Papa i ndihmon katolikët e ortodoksët ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin


Benedikti XVI priti sot në audiencë në Kastel Gandolfo, Mitropolitin e Volokolamskut, Hilarion, kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Patrikanës së Moskës. Në fund të takimit, ia drejtuam mikrofonin pikërisht Mitropolitit ortodoks:RealAudioMP3
Shenjtëria e Tij është njeri i fesë dhe sa herë e takoj me jep guxim përshpirtëria e tij, kurajo e tij e përkushtimi ndaj jetës së Kishës. Natyrisht, mbetem gjithnjë i habitur nga njohuritë e tij për traditat ortodokse dhe nga kujdesi që ka për dialogun mes nesh. Pak ditë më parë, në Gjermani, u takua me përfaqësuesit ortodoksë e luteranë e foli për dialogun ndërmjet katolikëve e ortodoksëve. Mendohet se ky qëndrim i kreut të Kishës romake Katolike do të ndihmojë në të ardhmen të kuptohemi më mirë.
Ç’mund të thuhet për një takim të mundshëm ndërmjet Papës e Patrikut të Moskës e të të gjithë Rusive?
Besojmë se herët a vonë, ky takim do të bëhet. Ne nuk jemi akoma gati të diskutojmë datën, vendin e protokollin e kësaj ngjarjeje, pasi për ne, ka rëndësi më tepër përmbajtja e tij. Sapo të merremi vesh për përmbajtjen, për pikat që akoma po diskutohen e për të cilat kemi opinione të kundërta, besoj se mund ta realizojmë takimin. Gjithsesi, nuk duhet të ngutemi. Përgatitja kërkon kujdes të madh.







All the contents on this site are copyrighted ©.