2011-09-26 16:20:14

Ambasadori Shqipërisë në Gjermani Ibrahimi flet mbi vizitën e Benediktit XVI në vendlindje


Papa Benedikti XVI e përfundoi udhëtimin e tij apostolik katër ditor në Gjermani. Një vizitë zyrtare bërë shtetit gjerman e bashkësive fetare të pranishme në Gjermani. Një vizitë e ngarkuar me takime dhe kremtime që Papa Jozef Ratcinger pat gjatë katër ditëve në vendlindjen e tij, por edhe me mesazhe plot domethënie drejtuar politikanëve, krerëve të bashkësive fetare, qytetarëve e besimtarëve. Papa foli për kontributin laik të krishterimit për dinjitetin e njeriut, përmendi themelet e politikës dhe nga politikanëve u kërkoi ti shërbejë së drejtës e t’i përmbahet drejtësisë; nga Kisha kërkoi një ripërtëritje shpirtërore sipas frymës së Ungjillit; kulturës e shoqërisë u kërkoi t’i dialogojnë me fenë e të jenë të hapur ndaj përmasës shpirtërore. Benedikti XVI përmendi edhe shembullin e së Lumes Nënë Terezë. Mbi vizitën e Atit të Shenjtë Ratcinger në Gjermani, flasim me Ambasadorin e Shqipërisë në Gjermani, Sh.T. zotin Valter Ibrahimi...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.