2011-09-26 17:00:10

Ambasadori Kosovës në Gjermani Mirdita: mesazhet e Papës të rëndësishëm për të gjithë


Vazhdon jehona e udhëtimit të 21-të ndërkombëtar apostolik të Benediktit XVI në Gjermani, që përfundoi të dielën e kaluar. Nga vizita shtetërore e Papës në vendlindje, jehonë të veçantë pati fjalimi i tij historik në Parlamentin gjerman, në Berlin. Nga shtypi e opinioni gjerman kujtohen e citohen fjalitë më mbresëlënëse mbi themelet e së drejtës dhe të drejtësisë në shoqëri, mbi misionin e politikës, mbi respektin e tokës dhe mbi rolin e fesë në jetën e njerëzimit.
Duke folur mbi Kishën, Papa tha se “ajo nuk duhet t'u përshtatet kritereve të botës”, por ta “dëshmojë mesazhin e dashurisë së Zotit për njeriun”.”Kisha duhet të lirohet nga lidhjet e saj materiale e politike”.
Në takim me bashkësinë fetare hebraike e atë islame, Ati i Shenjtë Ratcinger nënvizoi rëndësinë e dialogut, të respektit të ndërsjelltë dhe të miqësisë, për të kultivuar bashkëjetesën dhe për të ndihmuar shoqërinë bashkëkohore ta pranojë përmasën shpirtërore.
Në Meshën e Shenjtë kremtuar nga Papa në aeroportin e Frajburgut në ditën e fundit të udhëtimit të 21-të apostolik, ndër 100 mijë besimtarë, ishte i pranishëm edhe një grup shqiptarësh, të krishterë e myslimanë me flamujt kombëtar. Po për një vlerësim të vizitës së Papës, të dëgjojmë Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, SH.T. zotin Vilson Mirdita...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.