2011-09-24 14:48:51

Kryedioqeza e Frajburgut


Ngritur më 16 gusht 1821, ka 4.776.000 banorë, ndër të cilët 42% katolikë, të shpërndarë në 1.075 famulli, ku shërbejnë 949 meshtarë dioqezanë, 299 rregulltarë, 1.709 rregulltare, 226 diakonë të përhershëm, 70 seminaristë. Kisha Katolike ka 1.012 institute edukative, 620 institute bamirëse e kremton 14.284 pagëzime në vit(gjatë 2010-ës).
Kryeipeshkëv i Frajburgut është imzot Robert Xolliç, lindur në Filipovo (Dioqeza e Suboticës) më 9 gusht 1938, shuguruar meshtar më 27 maj 1965, shuguruar ipeshkëv më 20 korrik 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.