I kushtohet “Zojës Sonë” dhe është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të mëparshme
të stilit romak. Katedralja është në stil gotik e ndërtimi i saj zgjati nga viti 1200
deri në mesin e shekullit XVI. Këmbanorja, e lartë 116 metra, është simbol i Frajburgut
dhe mban 19 këmbana, ndër të cilat, njëra është nga më të lashtat në Gjermani. Hosanna-Glocke
daton 1258. Brenda kishës ka vetrata të çmuara mesjetare, si edhe shumë vepra arti,
ndër të cilët elteri kryesor, vepër e Hans Baldung Grien dhe një elter tjetër, vepër
e Hans Holbein i Riu. Akoma vazhdon restaurimi pas dëmeve të Luftës II Botërore.